Mustafa: LDK do të jetë parti lidere

Ai premtoi zhvillim ekonomik më të mirë, arsim, dhe luftim të korrupsionit, ndërsa potencoi se, nën udhëheqjen e LDK-së, Kosova do të jetë shembull karshi faktorit ndërkombëtar.
Sipas tij, Mitrovica dhe dega e LDK-së së ka dhënë kontribut të shkëlqyeshëm gjatë këtyre 22 viteve, andaj ky kontribut meriton të vlerësohet nga qytetarët.
“Do të realizojmë fitore nëse i përmbushim premtimet tona, e këtë ne mund ta bëjmë sepse kemi njerëz të ditur të cilët do t’i çojnë proceset përpara”, ka thënë mes tjerash Mustafa.
Ndërkaq, Sadri Ferati, kryetar i LDK-së në Mitrovicë, ka folur për punën, aktivitetet dhe sukseset e kësaj partie gjatë këtyre viteve.
“Të përqafojmë demokracinë si parim të udhëheqjes së jetës sonë”, ka thënë Ferati, duke shtuar se qytetarët kanë nevojë për sundim të ligjit, ndërsa LDK-ja ka kuadro dhe vizion për një gjë të tillë.
Ai ka theksuar se LDK-ja është partneri më imirë i qytetarëve për të realizuar këto qëllime.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë anëtarë të kryesisë së LDK-së, deputetë, etj, ndërsa janë ndarë 22 libreza simbolike për anëtarë të rinj të kësaj partie. /kosovapress/