Forumet, debat për programin politik
07/04/2010 PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare për ndryshimet në “kushtetutë”
Statuti i ri, i njëjtë me atë të 13 vjetëve më parë
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të miratojë sot ndryshimet në statutin e kësaj partie. Pritet që gjatë paradites së sotme, PS-ja të mbledhë një forum të tillë për të diskutuar dhe miratuar ndërhyrjet në “kushtetutën” e partisë. Anëtarët e Asamblesë Kombëtare janë njohur paraprakisht me draftin e përgatitur nga grupi i punës i ngritur pranë PS-së pikërisht për ndryshimet në statut. Ndërkohë që gjatë mbledhjes së sotme, Asambleja do t’i formalizojë këto ndryshime, për t’ia kaluar më pas për vulën përfundimtare forumit më të lartë vendimmarrës, kongresit të PS-së, që pritet të mblidhet më 18 prill. Megjithatë, burime pranë selisë rozë bënë me dije se axhenda e kësaj mbledhjeje, veç diskutimit mbi ndryshimet në statut, do të debatojë dhe për programin politik të PS-së. Do të jetë grupi i punë për hartimin e këtij programi, ai që do të prezantojë projektin mbi të cilin do të përqendrohet debati. Por duke u ndalur në draftin ku janë të përfshira ndryshimet në statut, mësohet se gjatë këtij takimi, sekretari organizativ i PS-së do të prezantojë përmes një relacioni pikat kyçe në të cilat insistojnë këto ndërhyrje, si dhe arsyet se përse u panë të nevojshme këto ndryshime. Veç të tjerave, në relacion theksohet se lidhur me forumin e FGS dhe të FRES, është propozuar që organizimi i tyre të jetë i njëllojtë me atë të partisë në të gjitha nivelet, si dhe përfaqësuesit e tyre do të jenë drejtpërsëdrejti anëtarë të forumeve vendore dhe qendrore të partisë. Organizimi i brendshëm i tyre do të bazohet në rregulloret e brendshme të miratuara më parë në forumet përkatëse, por dhe në statutin dhe programin e PS-së. Po kështu, sipas këtij relacioni, që pritet të lexohet sot përpara anëtarëve të Asamblesë, një tjetër çështje e diskutimit në grupin e punës ishte dhe propozimi për përfshirjen në statut të oponencës kolektive. Ndërkohë relacioni saktëson se “në përfundim të diskutimeve në grupin e punës, propozimi u rrëzua me argumentin se ‘kjo çështje i është nënshtruar votimit dhe në kongresin e PSSH-së të vitit 2007, e cila nuk gjeti miratim. Gjithashtu, nisur nga anketimi në bazë përgjigjet ishin negative, me argumentin e ruajtjes së kohezionit të brendshëm të partisë”.
Programi i PS-së
Deputeti i PS-së, njëkohësisht sekretar për koordinimin dhe çështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafa, bëri me dije dje se programi i ri politik i kësaj partie nuk do të miratohet nga kongresi i thirrur në datën 18 prill, por do të mbetet një draft në të cilin do të punohet me anëtarësinë socialiste dhe me ekspertë të PES-së, për ta perfeksionuar atë. Në gjykimin e tij, Partisë Socialiste do t’i vlente më së shumti nisja e një turi të ngjashëm me dialog për Shqipërinë’ mbi programin, pasi frytet e tij ishin reale, aq sa u imitua në mënyrë të shëmtuar nga demokratët.