Rama takon von der Leyen: Për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane

Kryeministri Edi Rama zhvilloi të premten një takim në Pragë me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian.
Temë e bisedës ishin “piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane”.
Kryeministri Rama ndodhet në Pragë, ku do të marrë pjesë në edicionin e 19-të të GLOBSEC. Në 19 vjet të egzistencës së tij, kjo është hera e parë që Forumi GLOBSEC, do të mbahet në Republikën Çeke.
Nga 30 gushti deri më 1 shtator, dhjetëra udhëheqës dhe ekspertë pritet të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen.
/ rtsh.al /