E Diel, 1 Nëntor 2026

Forumi PABSEC, Topalli: Qeveria shqiptare masa lehtësuese për bizneset

TIRANË- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaroi se Shqipëria pavarësisht se është e rrethuar nga kriza ka pasur një rritje ekonomike rreth 3 deri në 4 %. Këto deklarata Topalli i bërë sot në ceremoninë e "Forumit-2 të Biznesit të Detit të Zi", ku morën pjesë përfaqësues të Parlamenteve të PABSEC dhe biznesmenëve të TUSKON.

Kryetarja e Kuvendit u ndal në masat e marra nga qeveria shqiptare, të cilat bënë të mundur shmangien e krizës, në kohën kur të gjitha vendet rrethoheshin nga kriza.

“Ne jemi vend i vogël, por me ambicie të madhe, kemi humbur shumë kohë, por shqiptarët janë popull me energji të madhe dhe të jashtëzakonshëm. Dy janë shtyllat kryesore në të cilat u angazhuam, ulja e dy mureve, ulja e barrës burokratike dhe barra fiskale. Kemi aplikuar një model ekonomik përpara se të niste kriza, që ka rezultuar e suksesshme, ulje taksash, liri fiskale, administratë e vogël, investime në infrastrukturë, ne do e bëjmë vendin me infrastrukturë moderne”- theksoi kryeparlamentarja”,- vlerësoi Topalli.

Asambleja e Përgjithshme do të zhvillojë punimet e saj tre-ditore në Tiranë, nga data 21-23 nëntor 2011. Sesioni i 38-të plenar do të ketë në fokus si tema kryesore: “Teknologjia e informacionit dhe komunikimit-shtysë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”, “Përmirësimi i sistemeve tatimore në shtetet anëtare të BSEC-ut” dhe “Çështjet kulturore, arsimore dhe sociale”.
(el.me/BalkanWeb)

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›