Vijnë reshjet

Sipas specialistëve të meteorologjisë në Meteoalb, reshjet do të vijojnë gjatë gjithë ditës së nesërme, si dhe të mërkurën dhe të enjten.
“Në zonat malore do të ketë reshje bore. Shira më të dendur do të ketë në veri dhe në qendër të vendit, ndërsa pjesa e jugut shira më të paktët. Gjatë së mërkurës dhe të enjtes do të ketë reshje, por në intensitet më të ulët. Ndërsa fundi i këtij muaji do të mbyllet me mot të kthjellët”, theksoi Lajla Porta nga Metoalb.
Ajo shtoi se do të ketë rritje të lehtë temperaturash në vlerat e tyre minimale, megjithëse në zonat malore ato do të jenë sërish nën zero, ku sot regjistrohen me minus 6 gradë celsius. Në zonat e ulëta, rritja e temperaturave do të jetë me 2 deri në 3 gradë celsius. /Start/
2011-11-21 09:47