Forumi Rinor i Aftesise se Kufizuar

U zhvillua të enjten konferenca për prezantimin zyrtar te Forumit Rinor të Aftësisë së Kufizuar.
Ky Forum i mbështetur nga OSCE, Fondacioni “Vodafone Albania”, Këshilli Britanik dhe Ambasada Britanike, u ngrit me iniciativën e një grupi të rinjsh me aftësi të kufizuar dhe nga persona të tjerë të cilët janë aktivë dhe me kontribute në fushën e Aftësisë së Kufizuar.
Ngritja e këtij forumi u pa si domosdoshmëri për të përmirësuar nivelin e përfaqësimit të të rinjve me aftësi të kufizuar në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me interesat, prirjet, aftësitë, nevojat socio-ekonomike dhe shpirtërore, si dhe në lidhje me të drejtat e tyre në Shqipëri.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin ambasadori i OSCE, Eugene Ëolfarth, ambasadorja britanike, Fiona Mcilëham, përfaqësues të Fondacionit “Vodafone Albania”, njerëz me aftësi të kufizuara etj.
Sipas së përditshmes "Shqip", një numër inkurajues projektesh e fondesh janë akorduar, duke shënuar gjithashtu eksperienca partneriteti me institucione e organizata që punën e misionin e tyre e kanë të përqendruar në aspekte të veçanta të shërbimit ndaj këtij komuniteti.