E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumi Rinor i PD-se perkujtoi 21 vjetorin e rrezimit te bustit te ish-diktatorit

Forumi Rinor i PD-së organizoi pasditen e të hënës në Pallatin e Kongresve një aktivitet festiv për të kremtuar 21 vjetorin e rrëzimit të bustit t ish-deiktatorit, Enver Hoxha në Tiranë. Këngëtarët më të mirë të vendit, drejtuesit kryesorë të Partisë Dëmokratike duke filluar me kryetarin e saj dhe kryeministrin, Sali Berisha, politikanë por edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. Në fillim të aktivitetit u transmetua një dokumentar më pamjet kryesore të atyre ditëve dhe ndryshimeve që pësoi vendi në këto 21 vite deri në ditët e sotme. Më pas shumë të rinj patën mundësinë që kartën e elektorinike të anëtarësisë së Partisë Demokratike ta merrnin dorazi nga kryetari dhe kryeministri i vendit, Sali Berisha. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryeministri Berisha lëshoi një mesazh urimi të të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar të gjithëve këtë ditë të madhe. Mirënjohje për të gjithë ata që u përballën me diktaturën. 20 shkurti është ditëlindja e të ardhmes. Kjo datë në vitin 1991 përkoi me ditën e një beteje të madhe, ku burrat e gra në Tiranës përmbysën bustet. Jam i bindur se rinia do të vazhdojë rrugën e lirisë”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare, Berisha. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›