E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti me ambasaden e Kosoves PD shigjeton Topin

Partia Demokratike shigjetoi ashpër presidentin, Bamir Topi. Në deklaratë për shtyp, deputetja e Partisë Demokratike Rajmonda Bulku nënvizoi se “shtypi i shkruar e zbuloi gënjeshtrën e fundme Presidenciale kur ajo i ra mbi kokë; shqiptarët e kanë kapur Presidentin në gënjeshtër prej kohësh”. Sipas saj, kreu i shtetit është kapur në gënjeshtër kur përgjërohej për interesat e pronarëve të ligjshëm që tokat u’a kishte rrëmbyer kooperativa, por tokën e vet e rrëmbente si “ish-kooperativist”. “E kanë kapur në gënjeshtër kur betohej për të përndjekurit e regjimit komunist, por ligjin e “lustracionit” nuk e linte të hynte në fuqi, kur u shpallte atyre besnikëri dhe dekoronte persekutorët. E kanë kapur në gënjeshtër kur hiqej si demokrat por aleancat i bënte me kundërshtarët e tyre.  E kane kapur në gënjeshtër kur deklaronte se nuk voton majtas por votën i’a falte PS dhe Edi Ramës”, vlerësoi deputetja demokrate, Bulku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›