Rinis sot dialogu Prishtinë-Beograd
Në Bruksel pritet të rifilliojë sot dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë, i cili ishte parashikuar për dje, por për shkak të vonesës së delegacionit të Kosovës, është shtyrë për sot.
Axhenda e bisdimeve është përfaqësimi rajonal i Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjeve të deritanishme.
Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga, Edita Tahiri, ai serb nga Borisllav Stefanoviç. Bisedimet do të zhvillohen me ndërmjetësimin e të ngarkuarit të BE-së, Robert Kuper.