Forumi dialog per te ardhmen

Në Durrës PS organizoi “Forumin dialog për të ardhmen” nga ku janë
diskutuar çështje sociale dhe prezantuar vizioni i opozitës, si pjesë e
programit për një “Rilindje Shqiptare.
Kryetari i PS Edi Rama deklaroi se modelet e ndihmës ekonomike dhe taksimit nga Qeveria Berisha janë të dështuara, duke premtuar një qasje tjetër në Qeverinë e nesërme socialiste, përmes sjelljes së një modeli tjetër të ndihmës ekonomike, nëpërmjet rritjes së punësimit.
"Sot më pak se 5% e të gjithë atyre që kanë depozita bankare zotërojnë më shumë se gjysmën e pasurisë. Pamë polarizimin e rajoneve dhe aty ku PD i merr mandatet më të shumta aty është dhe varfëria më e thellë. Varfëria nuk është aleate e opozitës varfëria është një kalë mbi të cilin qeveria kalëron lirisht përmes frerëve të korrupsionit dhe të presioneve që janë shumë më të lehta aty ku ka varfëri sepse dhe frika kallet më shpejt aty ku ka varfëri. Më tepër akoma sot ka një borxh të paktën 150 mln euro që është i shpërndarë në banaqet e ushqimoreve. është një borzh që njerëzit e varfër ia kanë biznesmenëve të vegjël dhe që janë shqiptarë dhe të vetëpunësuar", tha Rama.