Forumi i TBU-se Universitetet te jene te barabarte

Universitetet publike e private duhet të hyjnë të barabartë në startin e konkurrencës.
Kjo dhe shumë reforma të tjera në sektorin e arsimit të lartë universitar mblodhi në një tryezë të përbashkët përfaqësues të universiteteve private, strukturave përkatëse të Ministrisë së Arsimit dhe shoqërisë civile.
Ky forum i iniciuar nga Tirana Business University ishte hapi i parë që u hodh për të diskutuar mbi ligjin për arsimin e lartë dhe reformat e domosdoshme që duhen bërë në mënyrë që arsimi i lartë privat të mos konsiderohet i shpërfillur apo të shihet me mosbesim.
Të pranishmit në këtë tryezë të rrumbullakët u shprehën se do të vazhdojnë të organizojnë takime të tilla në mënyrë që zëri të dëgjohet edhe për interesin publik.
Në të gjithë botën ka një tendencë të rritjes së universiteteve private, ndërsa në Shqipëri 88% e studentëve ndjekin universitetet publike ndërsa vetëm 12% e studentëve ndjekin universitetet private.