E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukesi nje ore uje ne dite

Edhe pse sezoni i dimrit ka mbërthyer Kukësin, ky qytet vazhdon të vuajë mungesën e ujit të pijshëm. Me orare tejet të reduktuara deri në 1 orë në ditë, banorët e kanë të vështirë përmbushjen e nevojave të tyre familjare. Madje janë shprehur se nuk ia dalin dot me këtë sasi të pakët uji në cezmat e tyre.

Nga Ndërmarrja e Ujësjellësit në Kukës, nuk ka asnjë shenjë përmirësimi të situatës. Tashmë me përfundimin e sezonit të vjeshtës nuk ka abuzime e shpërdorim të ujit të pijshëm nga banorët e fshatrave përreth dhe konsumi është ulur ndjeshëm por sipas drejtuesve të kësaj ndërmarrje thatësira e tejzgjatur dhe prurjet e pakta e kanë rënduar këtë situatë.

Ndërtimi i ujësjellësit të ri të qytetit me njeë fond prej 3.6 milionë eurosh është ndërprerë prej mëse 10 muajsh, arsyet e të cilave ende nuk dihen. Mospërfundimi i tij jo vetëm po ndëshkon qytetarët me pakësim të ujit të pijshëm, por edhe vetë infrastrukturën e qytetit me kanale të hapura e puseta të pambyllura.

Me ujsjellesin e ri parashikohet furnizimi me ujë të pijshëm i qytetit të Kukësit dhe 14 fshatrave përreth, duke e zgjidhur njëherë e mirë këtë problem jetik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›