E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vilas Boas, dështimi i madh i Roman Abramoviç

Duken kohë të vështira për Vilas Boas në "Stemford Brixh". Djaloshi i artë i futbollit portugez është duke i zhgënjyer të gjithë dhe disfata 2-1 e pësuar në Gjermani
nga Bajer Leverkusen.
Që përpara kësaj sfide, nxënësi i Zhoze Murinjos ishte në qendër të ciklonit, pas dy humbjeve radhazi në shtëpi me Arsenalin dhe Liverpulin, gjëra këto të padëgjuara në "mbretërimin" e Roman Abramoviç. Goli i Arne Fridrih mund t'i kushtojë shtrenjtë Çelsit, ndonëse arbitri turk i mohoi Drogbasë një penallti të pastër. Abramoviç nuk është ç'bilancuar për këtë rast, por ndërkohë ai ka kontaktuar Gus Hidink.
Ndërsa Vilas Boas duket i bindur në idetë e tij: "Do ta mbroj deri në fund këtë projekt, - tha ai. – Flas me Abramoviç dhe e di se kam besimin e tij, ndonëse nuk mund të mohoj se rezultatet nuk mungojnë". "Për AVB është koha e lutjeve", shkruan "The Sun". E lutjeve që Abramoviç ta lejojë edhe dy javë, derisa Çelsi të ndeshet me Valencian.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›