Forumi i larte i demokrateve do te analizoje te shtunen 8 majin
Partia Demokratike do te mbledhe paraditen e dites se shtune Keshillin e saj Kombetar qe eshte nje nga forumet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. Ashtu sic ishte informuar edhe me heret nga Kryeministri Berisha mbledhja e ketij forumi do te behet ne kuader te analizes postzgjedhore qe do te beje partia me e madhe e mazhorances per zgjedhjet lokale te 8 majit. Ndonese sipas Kryeministrit Berisha koalicioni qeveritar i drejtuar nga PD ka fituar ndjeshem krahasuar me koalicionin e drejtuar nga Partia Socialiste perseri vete PD si parti ka ulur numrin e votave te saj tradicionale ne disa nga ato te ashtuquajturat bastione te saj sic eshte edhe rasti i Kavajes. Po keshtu kandidatet e PD-se humben pothuajse te gjitha bashkite e medha ne vend duke fituar vetem ate te Tiranes. Ne kete kuader kjo mbledhje e Keshillit Kombetar duket se do tju sherbeje strukturave te kesaj partie per te bere nje analize te thelle te asaj cfare ndodhi ne 8 maj dhe po keshtu per te korrigjuar gabimet. Por nga ana tjeter kjo mbledhje duket se nuk do te preke strukturat aktuale te PD-se. Ndonese Keshilli Kombetar i Demokrateve eshte organi i cili bene edhe emerimin e kryesise se re te demokrateve dhe po keshtu pjeses se nenkryetareve dhe sekretariatit te PD-se perseri duket se kryeministri Berisha do te tejkaloi edhe kete vere pa kerkuar rinovimin e ketyre strukturave. Ndonese prej me shume se nje vit e gjysem mandati i anetareve te kryesise te PD-se ka perfunduar dhe po keshtu edhe ai i nenkryetareve dhe sekretareve te kesaj partie lidershipi demokrat ende nuk e ka pare te udhes te beje keto zevendesime. Aktualisht PD ka si nenkryetar te saj kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli dhe kryetarin e grupit demokrat te PD-se Astrit Patozin. Postin e Sekretarit te Pergjithshem te kesaj partie e mban edhe ministri ne detyre i Financave Ritvan Bode. Nga ana tjeter kryesia e PD-se mbledh emrat e anetareve me te spikatur demokrate por edhe pak kundershtareve te lidershpit aktual te PD-se si pasoje e mos riperteritjes se saj prej shume kohesh.