E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksi shte hera e dyte qe Brukseli keqinformohet

Deklarata e perbashket e KSA-se U perfshine sugjerimet e opozites ne Planin e Veprimit Pergenjeshtron kryetarja e Komisionit te Integrimit

Loja politike e qeverise shqiptare duket te kete dhene frytet e veta edhe ne kuader te takimit te djeshem te Keshillit te Stabilizim-Asocimit BE-Shqiperi te zhvilluar ne Bruksel. Perfundimet e pasqyruara ne deklaraten e perbashket mbajtur me kete rast kane nxjerre ne siperfaqe disa vleresime pozitive per ekzekutivin shqiptar dhe angazhimet e tij ne kuader te plotesimit te 12 rekomandimeve te cilat nuk qendrojne. Madje ne kete kuader kryetarja e Komisionit Parlamentar te Integrimit Europian Ermelinda Meksi ka bere nje pergenjeshtrim direkt referuar tekstit te deklarates ne ate paragraf ku flitet per Planin e Veprimit te adaptuar nga qeveria e Sali Berishes. Keshilli i Stabilizim-Asocimit eshte informuar se qeveria shqiptare ka adaptuar Planin e Veprimit me 10 qershor 2011 dhe ne te ka marre ne konsiderate komentet dhe sugjerimet e bera nga Komisioni Europian por edhe ato te Kryetares se Komisionit Parlamentar te Integrimit qe perfaqeson opoziten... thuhet ne faqen 3 te deklarates. Ne fakt Meksi eshte shprehur dje per Shqip se kjo pjese nuk i pergjigjet realitetit pasi sugjerimet e opozites nuk jane reflektuar ne Planin e Veprimit dhe per kete mjafton te sillet ne vemendje se kerkesa themelore e saj si kryetare komisioni por edhe e opozites ka qene reforma parlamentare me theks rregulloren e Kuvendit. Opozita ka bere sugjerimet dhe propozimet e veta ku si thelbesore ka qene rregullorja e Parlamentit. Madje une personalisht kam kerkuar diskutimin ne Parlament te Planit te Veprimit dhe ne kete kontekst nje reagim pati. Por kjo kerkese e opozites nuk u reflektua ne planin e veprimit te qeverise shqiptare. Dhe me vjen keq qe perseri edhe keshilli eshte keqinformuar sikurse dhe Komiteti Parlamentar Shqiperi-BE ne 14-15 qershor sikur qeveria ka konsideruar sugjerimet e opozites per Planin e Veprimit. Jane reflektuar disa ndryshime formale ne kete dokument kundrejt dokumentit fillestar te qeverise ku opozita trajtohej ne fryme armiqesore dhe ka ndonje citim te opozites ku ajo shpreh vullnetin politik per axhenden europiane si prioritet per vendin tha Meksi. Keshtu ajo ka bere te ditur se informimi i BE-se eshte bere mbi te dhena te paverteta dhe madje ai eshte keqinformuar ne funksion te perfitimit te nje vleresimi pozitiv. Me e rende behet kjo po te mbahet parasysh se edhe ne takimin e Komitetit te Stabilizim-Asocimit Shqiperi BE problematika ka qene e njejte dhe asgje nuk ka ndryshuar. Meksi ka sqaruar se propozimi per Rregulloren qe tanime permendet edhe ne deklaraten e perbashket Fule-Ashton si pjese e reformave e qe duhen ndermarre ne Shqiperi eshte bere prezent qe me rezoluten e muajit dhjetor 2010 e me tej ne te gjitha takimet. Madje sipas saj kjo qasje e PS-se ka peshe pasi vjen ne kontekst te 12 prioriteteve ku i pari eshte funksionimi i Parlamentit i cili ka vuajtur nga kriza apo manifestime te qarta te saj. Nese per demagogji ky qendrim i opozites keqperdoret atehere ky lloj dialogu nuk funksionon. Opozita reale nuk eshte fasade por institucion shume i rendesishem qe garanton demokracine ne Shqiperi ka nenvizuar Kryetarja e Komisionit Parlamentar te Integrimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›