Berisha ploteson kabinetin Halimi te Drejtesia rikthehet Bumci
Kryeministri Sali Berisha hoqi paraditen e djeshme te gjitha kuriozitetet dhe dyshimet ne lidhje me emerimet ne dy ministri te rendesishme te kabinetit te tij te ngelura pa ministra si rezultatet i zgjedhjeve lokale te 8 majit. Shefi i ekzekutivit vendosi qe deputeti i Partise Demokratike Aldo Bumci te emerohet minister i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve si dhe Eduard Halimi minister i Drejtesise. Pas nje takimi formal prej disa minutash ne zyren e tij me kandidatet per ministra kreu i qeverise nuk harxhoi kohe dhe i nisi emrat drejt zyres se Presidentit Bamir Topi ku pritet edhe dekretimi i tyre. Kjo levizje e shpejte duket se u ndikua nga fakti se neser eshte seanca e fundit parlamentare per kete sesionin parlamentar dhe ne rast se nuk do te beheshin tani ndryshimet do te detyroheshin te shtyheshin ne fundin e muajit shtator.
FushataNje nga te perbashketat e ketyre emerimeve te bera nga kryeministri Berisha eshte angazhimi i Aldo Bumcit dhe Eduard Halimit ne fushaten dhe procesin zgjedhor te 8 majit. Keshtu Bumci ne rolin e tij si kryetar i Partise Demokratike ne Tirane duke se eshte vleresuar se ka bere nje pune te mire per sa i perket organizimit te strukturave te partise ne kryeqytet. Puna organizative e bere duket se solli edhe nje angazhim me te madh te demokrateve ne qytet per te rritur numrin e tyre gjate dites se votimit duke sjelle edhe marrjen e gjysmave te votave ne kete gare nga kandidati i mazhorances Lulzim Basha. Ndersa Bumci ka dhene kontribut ne pjesen organizative te fushates duket se sherbimet e Eduard Halimit ne pjesen juridike qe pasoi procesin zgjedhor ne Tirane sollen edhe kontributin e tyre. Deputeti demokrat i Durresit Halimi i cili mban edhe postin e sekretarit te grupit parlamentar te PD u pa disa here ne sallen e mbledhjeve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor i gatshem per te ndihmuar juristet ne betejen e forte ligjore per kryebashkiakun e Tiranes. Por me shume se per kete Eduard Halimi eshte bere i njohur per sa i perket kryesimit qe i beri komisionit hetimor per 21 janarin komision i cili kishte ne thelb te objektivit te tij te zbardhte se cilat nga personazhet publike dhe politike kishin qene pjese e atij qe kreu i qeverise e quajti edhe puci ndaj shtetit me qellim rrezimin e qeverise.
BalancatKreu i qeverise zhgenjeu me levizjet e tij te djeshme te gjithe ata qe besonin se pas zgjedhjeve lokale te 8 majit Berisha do te perfshinte ne qeveri perfaqesues edhe nga Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet parti kjo e cila ishte aleate e demokrateve. Kontributi i rendesishem qe dha PDIU ne zgjedhjet lokale ne Tirane dhe ne te gjithe vendin beri qe te mendohej se nje nga perfaqesuesit e kesaj partie do te ishte pjese e kabinetit Berisha. Po keshtu kreu i qeverise nuk vendosi te bente asnje levizje edhe per sa u perket raporteve qe ka krijuar me perfaqesuesit e Levizjes Socialiste per Integrim ne kabinetin e tij. Ne kete kuader ai nuk vendosi per riperfshirjen e kryetarit te LSI-se Ilir Meta ne koalicionin qeveritar nisur edhe nga fakti se aktualisht ish-zevendeskryeministri eshte ne proces gjyqesor mbi akuzat e bera per korrupsion dhe shperdorim detyre.