Foshnja e hedhur në tualet

Policia Kantonale e Bernës ka marrë një njoftim se në një shitore Coop në qytetin Thun është gjetur një foshnjë e hedhur. Foshnjën e kishte gjetur një kliente në një shportë të vendosur në tualetin për invalidë, të shitores në fjalë.
Policia ka marrë foshnjën nga vendgjetja dhe ajo, me një autoambulancë është dërguar në spital. Sipas personelit mjekësor, foshnja e lindur vetëm pak ditë më parë, është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkaq, hetimet e deritashme nuk kanë sjellë dëshmi rreth prejardhjes së saj. Mirëpo, vendi i gjetjes dhe gjendja shëndetësore e foshnjës lënë të kuptohet se e ëma megjithatë është përkujdesur për të mirën e foshnjës, thuhet në një komunikatë të policisë./Indeksonline/