E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadriu, i AAK-së, pastron "Dardaninë" e Gjilanit

 Rexhep Kadriu, kryetar i AAK-së në Gjilan dhe kandidat për kryetar komune të dielën i shoqëruar edhe nga aktivistët e tij dhe banorët e Lagjes “Dardania II” e njohur si Garvrani ka ndërmarrë një aksion për të pastruar bërllokun e derdhur që nga viti 1983.
Kadriu tha se ky aksion s`ka lidhje as me politikë e as me fushatë. Thjeshtë është një aksion për të humanizuar këtë pjesë ku afër saj jetojnë qytetarët tanë dhe falen xhemati i kësaj lagjeje.

Kadriu tha se është i lumtur që sot ka mundësi tu dalë në ndihmë këtyre banorëve të cilët janë nëpërkëmbur e përbuzur që nga qeverisja e Ismajl Kurteshit, Lutfi Hazirit e Qemajl Mustafës. ”Ky bërllok dhe kjo hapësirë e madhe është lejuar të ndodhë kështu që nga viti 1983. Në vend të këtij bërlloku tani do të ketë një pamje krejt tjetër dhe qytetarët do të kenë mundësi të shesin lirshëm kurse për xhematin e xhamisë do të jetë një ambient më relaksues”, tha Kadriu, transmeton rajonipress.

Ai tha se këtë aksion nuk e ka pjesë të fushatës e as për t`i bërë dikujt politikë.”Ndihmën time e kanë kërkuar vet banorët dhe unë nuk kam hezituar sepse kur e kam parë fillimisht këtë degradim jam tmerruar”, tha Kadriu.

Ndryshe në këtë aksion janë kyçur tre ekskavator dhe kamion të rëndë të cilët duhet të pastrojnë një hapësirë bukur të madhe./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›