E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahje mes gjashtë personave, tre të lënduar

Në rrugën “Hamit Hyseni” në Vushtrri gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje mes veti, njofton Policia e Kosovës.

Si pasojë e rrahjes tre nga ta kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor.

Dy nga të dyshuarit janë ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK, kurse katër të dyshuarit tjerë pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.


Ndërkohë që motivet e kësaj përlesheje nuk janë bërë të ditura./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›