Foster nuk huazohet

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka përjashtuar mundësinë e dërgimit në formë huazimi të portierit Ben Foster, në gjatë pjesës së mbetur të sezonit, duke vënë në dyshim shanset e tij për t’u paraqitur në Kampionatin Botëror.
26-vjeçari e filloi sezonin si portier i parë, por tani është prapa Edwin van der Sarit dhe Tomasz Kuszczakut. “Nuk ka shans që ai të shkojë si huazim. Të shpresojmë se do të ketë mundësi të luajë. Në fund është zgjedhje e Fabio Capellos”, tha Ferguson.