Foto/ Temperaturat e larta “djegin” Europën, si po përjetohet i nxehti ekstrem në pjesë të ndryshme të kontinentit

Pjesa më e madhe e Evropës Jugore po përjeton temperatura ekstreme, me paralajmërime se rekordet mund të thyhen në Itali, Greqi, Turqi dhe Ballkan.
Temperatura mund të arrijë në 47gradë në Sardenjë këtë javë, ndërsa temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Evropë ishte 48.8C në Siçili në gusht 2021. Autoritetet italiane kanë lëshuar alarm të kuq për 16 qytete, ndërsa një zjarr në ishullin Kanarie të La Palma ka detyruar evakuimin e 4000 personave.
Ja disa foto si po përjetohet i nxehti ekstrem në pjesë të ndryshme të kontinentit./ BBC
Zjarret në pyje në ishullin spanjoll La Palma gjatë fundjavës i janë atribuar të nxehtit ekstrem
Në Romë temperaturat arritën në 40C gjatë fundjavës
Disa përdorën shatërvanet publike për t’u freskuar në kryeqytetin italian…
Ndërsa afër Athinës, një grua mori një ombrellë në det ndërsa temperaturat u rritën gjatë fundjavës
/rtsh.al/