Sondazhi: PS-ja kryeson me 50% në rang kombëtar, PD-ja merr 38.5%
Tiranë- Koalicioni i majtë i Edi Ramës thellon diferencën me koalicionin e djathtë, duke e çuar në 7 pikë diferencën. Ky është rezultati i sondazhit të tretë të IPR Marketing dhe Ora News krahasuar me dy sondazhet e para.
Gjatë publikimit të ij në emisionin Tonight të Ilva Tares, tendenca që vihet re është ajo e polarizimit të votës mes PS-së dhe PD-së. Të dyja këto parti kanë shënuar rritje krahasuar me të dhënat e dy sondazheve të para, por për PS-në kjo rritje është më e madhe.
Sipas Ora News, PS-ja nga 46 % në sondazhin e parë arrin në 50 %, ndërsa PD-ja shënon një rritje të lehtë nga 38 në 38.5 %. LSI-ja ka shënuar një rënie të lehtë dhe aktualisht rezulton se do të merrte 6.3 % të votave.
FRD-ja mbetet në të njëjtat kuota me 3.8 % të votave. Ndërsa AK-ja është partia që nga njëri sondazh në tjetrin ka shënuar një përgjysmim të votave, nga 8% në sondazhin e parë, në 4% në sondazhin e dytë dhe vetëm 2% në sondazhin e tretë.
10 me 6 ndahen mandatet në qarkun e Fierit, mes dy koalicioneve në favor të së majtës udhëhequr nga Edi Rama.
Sipas të dhënave të këtij sondazhi PS-ja merr 9 deputetë, ndërsa një tjetër mandat deputeti e merr LSI-ja në favor të kësaj aleance. Ndërkaq koalicioni i Berishës merr 5 mandate deputeti nga PD-ja dhe një nga PDIU-ja.
Në sondazhin e dytë u publikuan edhe të dhënat për qarkun e Tiranës ku mandatet ndashehin 17 për të majtën dhe 15 për të djathtën.
Ashtu si në dy sondazhet e para metodologjia e ndjekur nga të IPR Marketing është e njëjtë. Janë zhvilluar dy anketime të veçanta, një në rang kombëtar dhe një vetëm me banorë të qarkut të Fierit, ku në secilën janë intervistuar nga 1000 qytetarë.
Në këtë sondazh të IPR Marketing debati dhe pyetjet janë përqëndruar në një temë të nxehtë të fushatës elektorale, sistemin e taksave dhe preferencën e qyetarëve lidhur me ofertat.