E Enjte, 5 Nëntor 2026

Foto e Ditës/ I mbuluar me flamurin kombëtar, Kadaresë i jepet lamtumira

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Kolosi i letërsisë shqipe, Ismail Kadare u përcoll sot për në banesën e fundit me të gjitha nderimet nga mijëra qytetarë e personalitete të jetës publike nga Shqipëria dhe Kosova.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foton e ditës, me arkëmortin me trupin e pajetë të Kadaresë, i mbuluar me flamurin kombëtar dhe karafila të bardhë.

Në ceremoninë shtetërore të homazheve kryeministri Rama tha se “Ismail Kadareja jetoi si dëshmitar i një fjale për të cilën mori të tëra lëvdatat e nderimet e mundshme të botës”.

Pas homazheve Kadare u përcoll nga kortezhi për në varrezat e Tufinës, ku u zhvillua një ceremoni vetëm në prani të familjarëve.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›