BULLGARI – Parlamenti refuzon kryeministrin e emëruar Zhelyazkov

SOFJE, 3 korrik /ATSH-BTA/ – Parlamenti bullgar refuzoi të mbështesë kryeministrin e emëruar Rosen Zhelyazkov, duke i dhënë fund efektivisht procesit të formimit të një kabineti.
Zhelyazkov u propozua nga GERB-UDF, partia më e madhe në Parlament, dhe njoftoi se do të ishte gati me përbërjen dhe formimin e qeverisë sapo presidenti Rumen Radev t’i jepte mandatin më 1 korrik për të tentuar të formojë një kabinet.
Gjithsej 138 deputetë votuan kundër Zhelyazkov si kryeministër, 98 deputetë e mbështetën dhe dy abstenuan.
E vetmja forcë parlamentare që votoi në favor të Zhelyazkov, përveç GERB-UDF, ishte ”Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (MRF), por 14 nga deputetët e saj votuan ende kundër dhe një abstenoi.
Të mërkurën e kaluar, njëri nga dy presidentët e MRF, Delyan Peevski, u tha gazetarëve se ”presidenti i nderit i partisë, Ahmed Dogan, i kishte rekomanduar grupit parlamentar që të mos mbështeste qeverinë e GERB, mirëpo, Peevski e ka bërë të qartë se nuk do ta respektojë atë rekomandim”./ /os/