E Shtunë, 31 Tetor 2026

Foto të reja të princit George

Kensington Palace ka publikuar foto të reja të Princit George, të parat pas atyre të publikuara vetëm pak pas lindjes së tij.

Nëna, babai, djaloshi i vogël dhe dy qen simpatikë, ka qenë kjo njëra prej fotove të shfaqura gjatë orëve të para të së martës nga Pallati Mbretëror, ku shfaqen Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, djali i porsalindur i tyre, Princi George, dhe një çift miqsh me katër këmbë,transmeton TCH.

Fotot janë kryer nga Michael Middleton, babai i Catherine, në fillim të gushtit, në kopshtin e shtëpisë së familjes Middleton, në Bucklebury, Berkshire./Indeksonline/
  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›