E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotografia n’fotografi

Shkrimtari dhe producenti kanadez, Christopher Moloney, ka ngjallur disa prej skenave më të njohura filmike, dhe atë nëpër rrugët ku edhe janë xhiruar dikur ato.

Pasi që u shpërngul nga Kanadaja në SHBA, më saktësisht, në New York, Christopher Moloney kalonte për çdo ditë nëpër rrugët në të cilat dikur ishte xhiruar një numër i madh i filmave.

Në verë të vitit të kaluar, Moloney filloi me realizimin e një projekti interesant, që synim kishte dokumentimin e skenave të ndryshme filmike nëpërmjet teknikës ‘fotografia në fotografi’. Duke shfrytëzuar një kamerë digjitale, dhe fotografitë bardhë e zi të bëra me të, ai vizitoi lokacione të shumta ku dikur ishin xhiruar skena të ndryshme filmi. Secilën herë që arrinte në vendin e synuar, Moloney fotografonte skenën e njëjtë me atë të filmit që dikur ishte xhiruar në po atë vend.

Përveç në New Yoprk, fotografi i shkrepi përgjatë gjithë SHBA’ve, por edhe në Tajlandë e Kamboxhia.

Në web-faqen e tij, të quajtur Filmography, mund të shikohen më shumë se 100 fotografit të tilla.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›