E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimtaret myslimane falen per Bajramin

Besimtarët myslimanë në gjithë Shqipërinë mëngjesin e së enjtes kanë kryer ritet e ditës së Kurban Bajramit.

Kjo ditë simbolizon dashurinë, respektin dhe nënshtrimin ndaj porosive hyjnore. Festa e ka zanafillen te sakrifica që Ibrahimi besimtar do t’i bënte Zotit nëpërmjet djalit të tij Ismail, të cilin zoti e shpëtoi.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, me mijëra besimtarë kanë dëgjuar predikimin e klerikëve me rastin e kësaj feste tepër të rëndësishme në kalendarin fetar islam.

Kjo festë fton të gjithë besimtarët të jenë të arsyeshëm, të reflektojnë kthimin e sinqertë në parimet e Fesë Islame, të kultivojnë vlera humane dhe njerëzore ndaj të gjithëve, me theks të veçantë ndaj të afërmve, fqinjëve dhe ndaj gjithë atyre që kanë nevojë.

Festa e Kurban Bajramit paraqet në mënyrë simbolike sakrificën, përkatësisht kurbanin. Me pas besimtarët janë kthyer në banesat e tyre për të vijuar me festën e kësaj dite tashmë pranë familjeve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›