Personi që fotografoi Aushvicin ka vdekur

Ka vdekur në moshën 95-vjeçare Vilhelm Brasse, polak me origjinë gjermane, një nga të mbijetuarit e fundit të Aushvicit, njeriu të cilit nazistët i besuan detyrën tallëse për të fotografuar të sapoardhurit në kamp.
Të gjithë pa përjashtim, të dënuar me vdekje.
Në pothuajse 5 vite të jetuara në kampin e përqendrimit në Aushvitz, Brasse, me numër matrikulle 3444, ka shkrepur mbi 50 mijë poza, nga tri portrete secilit prej të deportuarve që kaluan portën me mbishkrimin “Arbeit macht frei” (Puna ju bën të lirë).