Fotografia që vlen 4 milionë dollarë
Një fotografi e Cindy Sherman është kthyer në foton më të shtrenjtë në të gjithë historinë. Ajo është shitur për 3.89 milionë dollarë. Bëhet fjalë për një fotografi të bërë në vitin 1981. Në foto paraqitet një vajzë adoleshente e shtrirë përdhe dhe mban nëpër duar një letër gazette, e cila ka njoftime për personat single. Sherman, e pafajshme dhe me ankth, kërkon që të gjejë një njeri. Kjo foto ka kaluar kështu atë të gjermanit Andreas Gursky që gjashtë vjet më parë u shit për 3.35 milionë dollarë.