Sot është Dita Ndërkombëtare e Puthjes, dhuroni një

Puthja e portierit spanjoll, Kasijas, pas fitores se Boterorit, eshte cilesuar nga me te bukurat
Kur keni puthur për herë të fundit? Sot duhet ta bëni patjetër pasi më 6 korrik festohet Dita Ndërkombëtare e Puthjes.
Më poshtë janë disa fakte interesante për puthjen.
-Gjatë puthjes trupi i njeriut lëshon një sërë hormonesh stimuluese si Adrenalin, Serotonin e Dopamin.
-Gjatë puthjes digjen plot 12 kalori. Për të djegur një copë tortë duhet të putheni 25 herë.
-Gjatë një puthje lëvizin 36 muskuj të fytyrës.
-Gjatë një puthje temperatura e trupit rritet me 0.5 gradë.
-Në SHBA në shtetin Uiskonsin nuk lejohet puthja me gjuhë. Në Ajova ka hapësirë kohore për puthjen në publik. Në Rusi puthja në publik është e ndaluar. Në Francë ka zona ku mund të putheni në metro.
-Gjermanët puthin më pak se tre herë në ditë. Francezët e spanjollët më shumë se dhjetë herë në ditë.
-Dy të tretat e njerëzve e kthejnë kokën djathtas gjatë puthjes.
-90 përqind e grave puthin duke mbyllur sytë. Vetëm një e treta e meshkujve bëjnë kështu.