E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotografitë e fundit të "Tony Soprano"

Fotografi të realizuara nga Blake Kahn, mund të jenë të fundit në jeten e aktorit të madh James Gandolfini.
Ato janë realizuar ne Romë, teksa ky i fundit po shijonte darken, disa orë para se ai të gjendej duke dhënë frymën e fundit nga djali i tij .

Në këto foto, aktori 51 vjeçar shfaqet në formë teksa darkon në restorant “Sabatini” me djalin e tij 13 vjeç, Michael.
As 24 orë më pas, i biri e gjeti të atin në banjo të hotelit Boscolo, teksa po jepte frymën e fundit pas sulmit në zemër.

Ai u bë i famshëm për performancën e tij në “The Sopranos”,  në rolin e Tony Soprano-s, për të cilin ka fituar edhe çmime, nga fundi i viteve ’90 e deri në mesin e viteve 2000. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›