E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afërdita dhe Lumi B: Superstar

Afërdita Dreshaj, e cila këto ditë ajo është e angazhuar me modelim në Gjermani, nuk po lë pas dore as muzikën.

Ajo ka bërë të ditur se së shpejti do të publikoj videoklipin e këngës ‘’Superstar”, realizuar në bashkëpunim me reperin Lumi B (Kaos).

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, javë më parë ishte në fokus të mediave turke, pasi ishte ftuar nga këngëtari turk Bülent Serttaş për tu shfaqur në videoklipin e këngës “İkimizde Bilemedik”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›