E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotografite me ngjyra te Hitlerit

Për një dekadë kanë qëndruar nën dhe. Janë fotografitë e para me ngjyra të Adolf Hitlerit, që revista Life ka vendosur t’I publikojë.
Fotografi gjerman Hugo Jaeger që I ka shkrepur, ishte një nga adoptuesit e hershëm të fotografisë me ngjyra. Kur Hitleri pa punimet e tij, I pëlqyen shumë dhe raportohet t’I ketë thënë: “Fotografia me ngjyra është e ardhmja”. Nga ai moment Jaeger ndjek dhe dokumenton nga afër jetën e Fyhrerit.
Pas luftës, nga frika se mos fotografitë zbuloheshin, I gropos ato në pika të ndryshme të periferisë së nje qyteze në afërsi të Mynihut. Krijon një hartë për të mos harruar vendodhjet e tyre dhe herë pas here shkon t’I thajë, I ripaketon dhe I rigropos. Një koleksion prej 2000 fotosh që zhvarros përfundimisht në vitin 1955 e që depoziton më pas, për 10 vjet, në një Bankë të Zvicrës. Deri kur në vitin 1965 ia shet revistës së famshme amerikane Life.
“Zakonisht nuk I japim kaq shumë hapësirë punimeve të njerëzve që admirojmë kaq pak”, ishte komenti I një redaktori të revistës drejtuar lexuesve, kur në prill të vitit 1970 prezantonte një fotograf që e cilësonte si “fashist para se partia fashiste të formohej”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›