E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drini turistik nje tjeter panorame per turistet

Të zgjedhësh Lezhën si destinacionin tënd turistik nuk do të thotë të pushosh vetëm në brigjet e Adriatikut që ofron kjo zonë përmes plazheve ekzotike dhe lagunave të saj.
Qyteti që përshkohet nga Lumi Drin ofron dhe një tjetër panoramë, që duket se po tërheq cdo ditë gjithnjë e më shumë turistë.
Shumë prej tyre janë turistë që mbrëmjeve preferojnë të shijojnë natyrën e qetë buzë lumit Drin.
“Shumë qytete në botë e kanë ëndërr një lum si drini. Kemi gjet ambjent shume te qetë”
“Këtu na pëlqen shumë është një ambjent i qetë , i pastër, pa zhurma dhe shërbimi është shumë I mirë, ka shumë freski.”
Të shumtë janë vizitorët ditorë që ndalen në lokalet buzë Drinit për të ndarë një kafe nën panoramën e këndshme që ofron ky lum.
“Është një ambjent shumë I bukur, më pëlqen shumë, uji ushqimet, panorama.
Lezha ka fatin e madh që ka një lum kaq të madh që e përshkon mes për mes qytetin dhe është I arritshëm në 5 minuta nga cdo cep I qytetit”.
Ka nga ata që shkojnë më tej në aventurën e tyre turistike.
“Lezha e ka lumin dhe ne duhet ta shfrytezojmë. Me pak investime drini behet I lundrueshem. Po u be dhe shetitorja kjo del një mrekulli pasi në breg te lumit ka relaks.”
Pavarësisht kërkesës në rritje të pushuesve për të vizituar Drinin, duket se pastrimi I bregut të lumit mbetet dhe sfida kryesore e autoriteteve vendore, ku përvec operatorëve turistik që kanë ngritur bizneset e tyre buzë shtratit të drinit, askush nuk duket të vërë dore mbi ndotjen që është në nivele shqetësuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›