Fotoja e vitit

Mesfushori i klubit suedez Elfsborg, Emir Bajrami, ka zbuluar tatuazhin e tij më të ri. Kosovari me pasaportë suedeze në dorën e djathtë e ka vizatuar shqiponjën dy krerësh, me fjalët kuq e zi.
Bajrami këtë sezon shkëlqeu me Elfsborgun në kampionatin suedez dhe me përfaqësuesen U-21 të Suedisë në Kampionatin evropian për të rinjtë. 21 vjeçari me paraqitjet e tij ka rënë në sy të shumë klubeve.
Për të interesim të madh ka shprehur klubit portugez Sporting Lisbon, të cilit ka gjasa t’i bashkohet në afatin kalimtar të janarit.