Fotolajm;Këpuca prej dëbore e Lulit të Vocërr
Të rinj gjilanas që po e ndjekin kursin profesional të artit figurativ në OJQ “Botart”, kanë realizuar nga dëbora një këpucë që ngjason me këpucën e Lulit të Vocërr të Migjenit, e cila është ekspozuar para Teatrit të qytetit të Gjilanit. Profesori i arit figurativ, Roland Masurica, i pyetur për motivet e një vepre të tillë, tha se kjo është thjeshtë një këpucë prej dëbore, një vepër kreative artistike e artistëve të rinj gjilanas. Por për qytetarët gjilanas kjo këpuce prej bore është më tepër se një vepër artistike, është thirrje për solidaritet në këto kohë të ftohta kur kemi shumë familje me gjendje të rëndës sociale, të cilëve u mungojnë shumë gjëra, e edhe ato më elementare.