E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandarina, ilaç shërues për mëlçinë



Kujdes në ruajtjen e mandarinave. Mandarinat nuk ruhen për shumë kohë, sepse thahen dhe mblidhen nga brenda. Ruajini në ndonjë vend që ajroset (brenda ose jashtë frigoriferit) dhe mos i mbyllni në qeska, sepse prishen më lehtë.

Mandarina (Citrus reticulata) i përket familjes së agrumeve. Është e njohur për aromën e saj të pasur. Ka shumë varietete të saj, me forma dhe madhësi të ndryshme.

Ky frut ka një histori të gjatë në mjekësinë tradicionale kineze. Dikur përdorej për terapinë e dispepsisë (probleme në tretjen e ushqimeve), të diarresë, kundër të vjellave dhe çrregullimeve gastroenterike. Për më tepër, konsiderohej ilaçi ideal për lemzën, kollën dhe kongjestionin (rritjen e qarkullimit të gjakut).

Sipas një studimi japonez, mandarina zvogëlon shfaqjen e kancerit të mëlçisë. Siç mbështesin specialistët, sekreti fshihet tek lloj lënde, beta-karoten, e cila i jep frutit ngjyrën karakteristike portokalli. Më saktë, studiues të Spitalit Universitar të Kiotos vendosën nën vëzhgim mjekësor 75 pacientë me hepatit (pezmatim të mëlçisë), sëmundje që rrit mundësitë e shfaqjes së kancerit së mëlçisë. 30 prej tyre pinin çdo ditë, për një vit, pije që përmbante beta-karoten dhe lëng mandarine, ndërsa 45 të tjerë nuk e konsuamuan. Pas 12 muajve, specialistët panë se tek asnjë pacient i grupit të parë nuk u dallua kancer në mëlçi, në kundërshtim me atë të grupit të dytë, ku 8,9% e tyre shfaqën këtë lloj forme kanceri. Sigurisht, studiuesit theksojnë se kërkohet më tepër studim për nxjerrjen e rezultateve më të sigurta.

Për çfarë tjetër është mirëbërëse: Përmban Vitaminën C, flaonoide, acide, kalium, magnez dhe Vitaminat B1,B2, B3.

Ajo qetëson nga dhimbjet, vepron kundër diarresë dhe këlbazës, ndërkohë që është ideale edhe për përballimin e të vjellës mëngjesore (është e sigurt gjatë shtatzënisë). Vaji i saj ndihmon në raste të rrahurës së shpejtë të zemrës dhe të tensionit të lartë të gjakut, ndërkohë që është edhe tonifikues.

Kujdes! Lëkura e saj mund të shkaktojë reaksion alergjik, i cili shfaqet me teshtitje, kollë dhe shqetësim në kraharor. Për ngërçet duhet të shtoni ujin e nxehtë të vaskës: 2 pika vaj mandarine, 3 pika vaj manxurane dhe 2 pika vaj kamomili. Shijojeni këtë banjë qetësuese çdo mbrëmje për 15 sekonda.

Edukimi mjedisor të zhvillohet si lëndë në universitete

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) synon të pajisë mësuesit e rinj, që dalin nga bankat e shkollës, me njohuri dhe aftësi të reja metodike për të zhvilluar temat e edukimit mjedisor në shkollë, duke i bërë ata më kompetentë dhe të përgatitur në lidhje me kërkesat në rritje të realizimit të edukimit të të rinjve.

Sipas të dhënave nga REC, fakultetet e përfshira në këtë program për vitin 2008 - 2009, mbi futjen e edukimit mjedisor në kurrikulën universitare janë Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe ai i Historisë dhe i Filologjisë të Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit, si dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të Shkodrës.

Objektivat e këtij programi lidhen me edukimin mjedisor në nivel universitar. Ndërkohë, edukimi mjedisor në sistemin arsimor bazë është i bazuar në Paketën e Gjelbër dhe për herë të parë u praktikua me sukses gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2006-2007.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›