E Diel, 1 Nëntor 2026

Fotot e 21 janarit të nxjerra nga FBI: Gardistët qëllojnë drejt turmës

Share

Hetuesit janë duke studiuar me mijëra imazhe të protestës së 21 janarit, që janë filtruar në laboratorët e FBI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç njofton e përditshmja Shqip, hetuesit prisnin rezultate më të mira, megjithatë thonë se sërish imazhet kanë qenë të dobishme pasi në disa prej tyre duke gardistët që qëllojnë në drejtim të turmës, madje në distancë të ulët nga toka. Burime nga prokuroria kanë saktësuar se me këto imazhe të nxjerra do të ndërtojnë vendin e ngjarjes. Shumë shpejt pritet që të komunikohet akuza për rreth 10 gardistë, mes tyre edhe Ndrea Prendi. Nën akuzë mund të vihet edhe grupi i zjarrit, që ka qenë shumë aktiv gjatë demonstratës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›