E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotot e Nokës me shoferin e Frrokut, ministri padit për shpifje Tahirin

nul-noka-255x200Tiranë- Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka dorëzuar sot në Gjykatën e Tiranës padinë civile për shpifje ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Sajmir Tahirin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme ka konfirmuar se padia ndaj Tahirit vjen “pas shpifjeve të publikuara në faqen personale në Facebook”.

Disa ditë më parë, Ministria e Brendshme reagoi nëpërmjet zëdhënësit të saj duke mohuar se në fotot e publikuara nga deputeti socialist, ndodhej ministri Noka në krah të shoferit të të akuzuarit kryesor për vrajsen e komisar Dritan Lamajt.

Ministri i Brendshëm Flamur Noka deklaron me përgjegjësi të plotë individuale dhe institucionale se në fotot e bëra publike, asnjë nga personat prezentë në këtë takim, nuk kanë kurrfarë lidhje me individët e stisur nga shpifësi Tahiri, me të cilët kupola e krimit në Partinë Socialiste ka pranuar publikisht se ka lidhje politike dhe biznesi. Ministri i Brendshëm i konsideron shpifje të tilla si përpëlitje të pashpresa të njerëzve të botës së krimit, për të stisur tymnaja, me qëllimin e vetëm dëmtimin e hetimit dhe për të shpëtuar përballjen me drejtësinë të ortakëve të tyre politikë dhe në biznese. I bëj me dije opinionit publik se asnjë tymnajë shpifësish nuk do të mund të pengojë zbardhjen e krimit makabër, ku humbi jetën komisari Lamaj,- tha Olli.

Më 25 prill, deputeti socialist ka publikuar mesditën e djeshme në rrjetin social Facebook fotografi të ministrit Flamur Noka, duke pirë kafe me Vlash Gjonin, shoferin e Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të policisë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj.

“Bashkë me ta dhe Arben Ristani, medemek Zv. Minitër, nderkohe qe Vlashi eshte dhe i aferm i Arben Frrokut. Takimi eshte zhvilluar me kafen ne pronsi te vete Vlashit, Bar Ardi, Rr. 3 Deshmoret. Pas fotos se gostisë me çifteli te Kuliçit dhe drejtuesve te larte te Kupoles se bashku me Arben Frrokun, keto foto i shtohen dyshimit publik se tradhtia ndaj Komisar Dritan Lamajt ka qene e organizuar nga maja e piramides se kupoles se policise”,- shkruan Tahiri në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›