E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbretëresha e Holandës pas 33 vitesh i dorëzon fronin djalit

HOLANDË- Mbretëresha e Holandës, Betarix dha sot zyrtarisht dorëheqjen. Beatrix, 75-vjeçe, e cila ka shërbyer për 33 vjet si mbretëreshë e Holandës, i dorëzoi fronin  djalit të saj, Willem-Alexander, i cili është bërë mbreti i parë i vendit në më shumë se 120 vjet. 

Në një ceremoni madhështore të organizuar në pallatin Mbretëror, morën pjesë zyrtarë të lartë mes tyre dhe krerë shtetesh. 

Mijëra njerëz të veshur me ngjyra mbretërore kanë marshuar në Sheshin Dam të Amsterdamit, para pallatit mbretëror, ndërsa mbi 10,000 policë kanë vëzhguar ngjarjen.

Në mbrëmje familja mbretërore do të marrë pjesë në një parade uji. 

Në ceremoninë e pagëzimit të pasuesit të ri të fronit mbretëror marrin pjesë personalitete të larta, duke përfshirë Princin Çarls te Britanisë dhe dukeshën e Cornwall, Princin Felipe dhe Princeshën Letizia të Spanjës dhe Princin Frederik te Danimarkës dhe bashkëshorten e tij.

Mbretëresha, 75 vjeçe, ka dhënë dorëheqje pas 33 vjetësh në shërbim. Mbreti Willem Alexander, i cili është 46 vjeç, është monarku më i ri në Evropë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›