Rama paralajmëron deputetët: Grupi do të ndryshojë, por qëndroni në skuadër
Tiranë- Në një kohë që kanë nisur ethet e hartimit të listave dhe kur në mesin e deputetëve kanë filuar hatërmbetjet, lideri socialist Edi Rama bën thirrje për kompaktësi.
Në fjalimin e tij para grupit parlamentar ai u këkroi të gjithëve që të qëndrojnë dhe punojnë si një skuadër kompakte për të mundur kryeministrin Berisha.
Rama tha se “kam respekt për punën e të gjithëve dhe çdo kush duhet të vërë interesin e vendit mbi interesat e veta personale.
“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që Shqipëria mban që pas 1992, që do të vendosin nëse Shqipëria do të rilindë apo do vazhdojë në tatëpjetën e rrënimnit të mëtejshëm Ne do ta ndajmë legjislativin nga ekzekutivi, deputetët që do përfshihen në këtë fushatë do të jetë më i madh se vendet që do fitohen në 23 qershor. Ne sdo të vijmë në krye për të vazhduar avazin e këtyre viteve por për të mbyllur një keqeverisje e vetmja garanci për fitoren është paprekshëmria e zgjedhjeve përmes pjesmarrjes së madhe në votim. Grupi parlamentar do të ketë ndryshime, të gjithë do jenë protagonistë… të gjithë që kanë qenë do të jenë se kjo është një skuadër që funksionon në emër të intereasave publike e jo të një axhende të fshehur, por të një axhende të redformave, ndarjes së punëve për të shërbyer njerëzve”,- tha Rama.
Gjithashtu kreu i opozitës u kërkoi ndjesë deputetëve nëse kishte gabuar me ndonjërin prej tyre. “Ju kërkoj sinqersisht ndjesë nëse edhe unë kam gabuar”.
Teksa theksoi se “21 janari ësht1% amaneti ynë më i madh i këtij 4-vjeçari”.