E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fotot satelitore/ Grupi Vagner ngre kamp ushtarak në Bjellorusi

Imazhet satelitore kanë treguar se në Bjellorusi po ndërtohet një kamp ushtarak që mendohet se i përket grupi mercenar Vagner.

Imazhet e siguruara nga Planet Labs PLC tregojnë se dhjetëra tenda u ngritën brenda dy javëve të fundit në një ish-bazë ushtarake jashtë Osipovichit, 230 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën.

Shefi i Vagnerit Yevgeny Prigozhin dhe luftëtarët e tij i shpëtuan ndjekjes penale nga Rusia dhe atyre iu ofrua strehim në Bjellorusi javën e kaluar pasi Minsku ndihmoi ndërmjetësimin e marrëveshjejes për t’i dhënë fund asaj që dukej të ishte një kryengritje e armatosur e grupit mercenar.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se vendi i tij, aleat i ngushtë i Moskës, mund ta përdorë përvojën dhe ekspertizën e Vagnerit, ndërsa bëri të ditur se ai u kishte ofruar luftëtarëve një “njësi ushtarake të braktisur” për të ngritur kampin.

Aliaksandr Azarau, kreu i grupit gueril anti-Lukashenko BYPOL me ish-anëtarë ushtarakë, u shpreh për Associated Press se pranë Osipovichit, ndërtimin e një kampi për mercenarët e Vagnerit.

Zëdhënësi i forcës kufitare të Ukrainës ka deklaruar për mediat ukrainase, deri në 8 mijë luftëtarë nga forca private ushtarake e Vagnerit mund të vendosen në Bjellorusi.

Duke folur për gazetën Ukrainska Pravda, Andriy Demchenko tha se Ukraina do të forcojë kufirin e saj prej 1,084 kilometrash me Bjellorusinë si përgjigje.

Më parë, Lukashenko e përdorte Kremlinin si territorin e tij për të dërguar trupa dhe armë në Ukrainë, transmeton TRT World. 

Lukashenko ka mirëpritur praninë e vazhdueshme të ushtrisë ruse në Bjellorusi, duke përfshirë kampe dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake, si dhe vendosjen e disa prej armëve taktike bërthamore të Rusisë atje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›