Indi/ Dasma kthehet në tragjedi, autobusi shpërthen në flakë, vdesin 25 persona

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pasi autobusi që transportonte dasmorët shpërtheu në flakë, në Indi.
Baburao Mahamuni, Zëvendës Mbikëqyrësi i Policisë në Buldhana, tha se incidenti ka ndodhur në autostradën Samruddhi Mahamarg.
Policia dyshon se autobusi u aksidentua për shkak të lagështisë në rrugë ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Kryeministri i Maharashtrës, Eknath Shinde, ka shprehur ngushëllime dhe ofroi mbështetje për të afërmit e të ndjerëve, sipas CNN.
/rtsh.al/