Fox News, kërkon falje për vetëvrasjen live
Rrjeti amerikan Fox News ka kërkuar ndjesë për shkak se ka transmetuar live në televizion një njeri që i qëllonte vetes në kokë.
Fox News të premten po mbulonte një ndjekje që filloi në Phoenix, Arizona, duke përdorur helikopterin për transmetim.
Pasi eci për dhjetëra kilometra në shkretëtirë, drejtuesi i makinës u ndal dhe vrapoi drejt një tjetër rruge. Më pas ai doli me një pistoletë në kokë të cilën e shkrepi.
Drejtuesi Shepard Smith, më vonë kërkoi falje për shikuesit për pamjet e pa censuruara. "Me të vërtetë e djallosëm", tha ai. "Na vjen shumë keq. Sepse këto nuk transmetohen në TV".
Policia e Phoenix tha se ndjekja filloi për një vjedhje makine.