E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov: Mbështetja për kryengritësit, thellon konfliktin në Siri

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka kritikuar shtetet që po e mbështesin luftën e grupeve opozitare në Siri, për përmbysjen e regjimit të presidentit, Bashar al-Asad, duke thënë se kjo e çon këtë vend drejt konfliktit shkatërrimtar.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Lavrov tha se dhuna në Siri duhet të ndalet nëpërmjet armëpushimit gjithëpërfshirës, lirimin e të burgosurve dhe ndihmën humanitare. “Kjo do të krijonte kushte për fillimin e një dialogu”, tha Lavror.

Moska është akuzuar se ka penguar përpjekjet për përfundimin e konfliktit 18 mujor në Siri, duke e shfrytëzuar veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për t`i bllokuar rezolutat, që në shënjestër e kishin regjimin e Asadit.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më se 30 mijë persona janë vrarë që nga marsi i vitit të kaluar, kur në Siri nisën protestat kundër regjimit të Asadit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›