E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fqinjët në Laprakë: Prenjasi është trafikant, ka bashkëpunëtorë

Silvana Muça

Deklarata

Kemi frikë se mos ndonjë bashkëpunëtor i tij kthehet për të na i marrë fëmijët

Naze Demçe - Rruga Bujar Kaloshi është bërë e shkretë. Prindërit kanë frikë ti lejojnë vogëlushët të dalin jashtë mureve të shtëpisë

ardian prenjasiRruga Bujar Kaloshi, para arrestimit të Ardian Prenjasit gumëzhinte prej vogëlushëve, të cilët luanin pa pushim para derës së shtëpisë. Prindërit nuk shqetësoheshin për fatin e të miturve, pasi zona në fjalë kishte pak lëvizje, prej kalimtarëve dhe automjeteve. Të gjithë e njihnin njëri-tjetrin. Ardian Prenjasi cilësohej si person i qetë dhe i dashur më vogëlushët. Kjo gjë nuk i jepte bezdi askujt. Ata kishin dëgjuar për zhdukjen e Julian Çelës, por kurrë nuk e menduan se krimineli ndodhej aq pranë vogëlushëve të tyre. Rrëmbimi i 10-vjeçarit tjetër me 16 mars dhe arrestimi i Prenjasit, i tronditi. Nuk mund ta besonin se një person i tillë, të arrinte deri në atë pikë, përdhunimin e të miturit dhe vrasjen e Julian Çelës. Ndihen të lehtësuar që ai është arrestuar, por sërish kanë frikë. Na vjen mirë që ai krimineli është arrestuar. Gjithsesi, ne nuk jemi të sigurt për fëmijët tanë. Nuk dihet se sa Ardian ka në qarkullim shprehet ish-fqinja e Prenjasit. Naze Demçe thotë se rruga Bujar Kaloshi është bërë e shkretë. Prindërit kanë frikë ti lejojnë vogëlushët të dalin jashtë mureve të shtëpisë. Fëmijët dalin dhe luajnë, por vetëm kur ka ndonjë prind që i ruan. Nuk i lënë më që të rrinë jashtë. Qëndrimi i fëmijëve në rrugë zgjat me minuta. Kemi frikë se mos ndonjë bashkëpunëtor i Ardian Prenjasit kthehet për të na i marrë. Fëmija që ai rrëmbeu në muajin mars, thotë se krimineli ka bashkëpunëtorë. Deri në orën 18:30 fëmija ka qenë duke luajtur me shokët e vet. E kam kërkuar deri në mesnatë me të ëmën. Thërrita me sa kisha në kokë. Kur e shpëtuam, ai më tha se e kishte dëgjuar zërin tim, por nuk e linte Ardiani që të përgjigjej. Mëngjesin e 17 marsit, ai i ka kërkuar fëmijës numrin e telefonit të të atit. I ka thënë që do i kërkonte 2 milionë lekë të vjetra që të niseshin për në Greqi. Vogëlushi i ka thënë që ta merrte vetë në telefon, por Ardiani nuk e ka lejuar. Fatmirësisht i vogli i nënës, është shëndoshë e mirë. Del dhe luan me shokët edhe pas asaj traume. Bisedat që ka thënë, na bën të dyshojmë se monstra ka njerëz të tjerë nga pas. Jetojmë me frikën se dikush mund të kthehet për të përfunduar atë që nisi ai, thotë e moshuara, Naze Demçe, fqinja e 45-vjeçarit. Banesa ku ka jetuar Ardian Prenjasi nuk ruhet më si një skenë krimi. Grupi hetimor është i bindur se në brendësi të ambienteve nuk gjendet asnjë provë që do e lidhte 45-vjeçarin me vrasjen e Julian Çelës, e për pasojë, janë larguar para tri javësh. Shiriti që vendoset në skenat e krimit, prej policisë, vazhdon të qëndrojë i varur në murin e banesës. Ai është si një shenjë alarmi për familjarët, të cilët sa herë që e shohin, ligështohen dhe kujtohen se duhet të jenë më të vëmendshëm ndaj fëmijëve. Silvana Muça

Fqinjët në Laprakë: Prenjasi është trafikant, ka bashkëpunëtorë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›