Franc Ashiku, një titull, një krijimtari
17/12/2008 Krijimtaria e tij artistike shënoi një hap të rëndësishëm në zhvillimin e grafikës në vendin tonë. Një artist që kërkonte dhe servirte situata antikomformiste, piktura e tij, rezultat i traditës së krijuar nga piktura e paraardhësve, si Idromeno e Marubi, Kolombi e Rrota, e plotëson kuadrin e atmosferës që përcjell figuracioni shkodran. Në këtë linjë interesante krijimtaria e Franc Ashikut prezantohet në 10-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta për ata që e deshën artin e tij, por edhe për ata që pak mundën ta njihnin nën kufizimet e regjimit të kohës. “Një titull për një krijimtari” titullohet ekspozita që çelet këto ditë në galerinë “Zeta” në Tiranë, e që sjell ndoshta pjesën më interesante të artit të Ashikut.
I lindur më 1925, Franc Ashiku i takon brezit të intelektualëve të përsosur shqiptarë, të cilët kontribuan për vendin e tyre, përkatësisht me kohën kur jetuan, mbi ato urgjenca që prodhonte aktualiteti i tyre, me idealizëm
dhe përkushtim për ta bërë këtë vend si gjithë të tjerët. Por ndër ta Francit i takoi periudha e vështirë e diktaturës komuniste, që më shumë se kudo në fushën e artit ndërhyri ashpër, duke penguar lirinë e krijimit dhe në shumë raste duke persekutuar artistët. “Me ekspozitën e Franc Ashikut, përmes krijimtarisë së tij do të përpiqemi të nënvizojmë një hap të rëndësishëm të zhvillimit të grafikës në vendin tonë. Kuptohet: pllakati në atë kohë ka qenë kryekëput politik dhe në pjesën më të madhe mbështetej mbi strukturën konceptuale dhe formale të pllakatit sovjetik”, - shprehen organizatorët e kësaj ekspozite. Ashiku mundi të dilte me shumë kujdes në situata krijuese antikonformiste, duke servirur një ritëm e formë kompozicionale jashtë skemave, me një zbërthim sintetik të konceptit apo temës së pllakatit. Krijimtaria e tij pati një ndikim direkt edhe në të tjera aktivitete që bëheshin në atë kohë, si në panaire, në industrinë e tekstilit apo në ekspozita përvjetorësh, ku tregoheshin arritjet dhe fuqia ekonomike e vendit, por kuptohet që paraqitja e tyre bëhej në eksponatet e improvizuara, të cilat ishin edhe treguesit e kulturës në fushën e dizajnit grafik të asaj kohe. “Në këto raste ai ka ndërhyrë në krijimin e ambienteve të ekspozimit, duke bërë efekt të madh te publiku i asaj kohe me shijen e hollë dhe shkallën e abstraksionit të elementeve simbolike, përmes një grafike që për atë kohë ishte mjaft bashkëkohore dhe të një dizajni të interierit, mund të themi, modern.”
Seria e pllakateve të Franc Ashikut, që do të vijë e ekspozuar, flet pikërisht për këto cilësi dhe përbën një kuriozitet, pasi këto pllakate janë histori për temat që trajtoheshin, elementet e propagandës politike, ekonomike dhe sociale të asaj kohe.
Por një element tjetër i kësaj ekspozite është piktura.
Piktura e Franc Ashikut është rezultat i traditës shkodrane në çdo linjë, formë dhe ngjyrë që përcjell ajo, që nga arkitektura e qytetit, kostumet, muzika, festat e mënyra e të jetuarit. Megjithatë, Ashiku pati ndikim edhe nga artistët e rinj të asaj kohe, pikërisht nga ata që krijonin një atmosferë sadopak perëndimore me diskutimet e tyre, si Danish Jukni, Thoma Dhamo, Vilson Kilica, Ksenofon Dilo etj.