Kanosi për motive të dobëta, arrestohet
17/12/2008 U sekuestrua edhe pushka
TIRANE- Forcat e policisë së kryeqytetit arrestuan mbrëmjen e djeshme shtetasin Gëzim Hoxha, i cili akuzohet nga drejtësia shqiptare për veprën penale të “kanosjes”. Mësohet se ndalimi i këtij shtetasi është kryer pas dyshimeve se i sipërcituari ka qëlluar me armë në drejtim të banesës së shtetasit Sali Hoxha. Sipas burimeve, ky akt është kryer për motive të dobëta. Ndërkohë që gjatë veprimeve hetimore dhe procedurale, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë, një gëzhojë dhe një predhë arme. Lidhur me këtë çështje aktualisht materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje” dhe “Kanosjes”, parashikuar nga nenet 278/2 dhe 84 të KP.