Homazh për Horst Tapertin
17/12/2008 Vdes komisari Derrik
Nga viti 1974 deri në vitin 1999 Horst Tapert (Tappert) ishte në ndjekje të vrasjeve për ZDF-në. Njeriu serioz, gjakftohtë, që i zgjidh jo me dhunë, por me ndjeshmëri, rastet e vrasjeve, e ktheu serinë gjermane të filmave në kampion eksporti. Derriku është transmetuar në 108 vende të botës. Me kuotën e shikuesve ai i la pas serialet televizive amerikane si “Dallas” ose “Denver”
Aktori Horst Tapert e dinte çfarë pune kishte përpara, kur nënshkroi kontratën për serialin policor.
“Kur e luan për 25 vjet me radhë këtë rol, identifikohesh me të automatikisht”, - tha ai.
Megjithëse “Derrik” mbeti shumë në mendjen e publikut, Horst Tapert vazhdoi edhe gjatë karrierës së tij televizive të luante në teatër. Krahas xhirimeve ai mësoi personazhe për 50 pjesë teatrale në vit. “Teatri është baza e profesionit tonë. Kush nuk e ka këtë bazë, nuk duhet të shfaqet në televizion”, - thoshte ai.
Në profesionin e aktorit ai shkoi rastësisht. I lindur më 26 maj të vitit 1923 në Vypertal-Elberfeld, Taperti, djalë i një zyrtari, mbaroi shkollën e tregtisë. Lufta II Botërore, gjatë të cilës ai shkoi në front dhe më vonë në burgun e robërve të luftës, i ndërpreu shkollimin. Në përpjekje për të gjetur një punë si magazinier, ai aplikoi në fund të luftës në Teatrin e Stendalit. Dhe u pranua. Por, për çudinë e tij të madhe, si aktor. Duke mësuar si autodidakt dhe me talentin e tij natyror ai pati sukses që në fillim. Rruga e aktorit e shpuri në skenat e Tybingenit, Gëtingenit, Kaselit, Bonit dhe Vupertalit si dhe në Teatrin me famë të Mynihut.
Pas fundit të viteve 50-të ai morri në film role elegante. Suksesin e parë e pati me “Xhentëlmenët duhet të paguajnë”. Por namin botëror e mori me “Derrikun”. Për lojën bindëse si inspektori Derrik policia e Mynihut e zgjodhi komisar nderi. Një vlerësim që iu shtua serisë së çmimeve. Taperti pati marrë dy “Bambi”, dy kamera të arta, një “Telestar”, shumë çmime të huaja dhe Kryqin e Nderit. Pas ndarjes nga roli i tij si komisar i krimeve Horst Tapert filloi të shihej rrallë në ekrane. Megjithatë, ai mbeti në mendjen e publikut ashtu siç e kishte dëshiruar. Më 13 dhjetor Horst Tapert ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare.