Franc Veliu, për provë te SëlltikuMë parë futbollisti vlonjat i Kombëtares U-21 është ndjekur edhe nga klubi i njohur anglez, Portsmouth

Mbrojtësi i Flamurtarit, Franc Veliu (21 vjeç) mund të transferohet te 42-herë kampionët e Skocisë, Sëlltikut të Gllazgout, skuadër ku më parë ka luajtur edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, shkodrani Rudi Vata (1993-1996). Veliu do të niset në Skoci javën e ardhshme.
Më parë futbollisti vlonjat i Kombëtares U-21 është ndjekur edhe nga klubi i njohur anglez, Portsmouth, një lajmi u publikuar në muajin prill të këtij viti nga gazeta e njohur britanike “Mirror”. Veliu (46 ndeshje me Flamurtari, nga viti 2006) ka luajtur dy herë kundër Skocisë U-21 si dhe me Flamurtarin kundër Madhëruellit.
E Marte, 28 Korrik 2009